|
|
e Mërkurë, 01 Gusht 2012 12:27 Kate Perry është vajza e radhës që ka rrezatuar në kopertinën e revistës ‘Parade’. Kjo revistë ka pasur shansin të ketë për intervistë këngëtaren 27 vjeçare që rrëfehet rreth divorcit të saj me aktorin e famshëm britanik Rusell Brand, dhe për dokumentarin ‘Kate Perry- Pjesë nga jeta ime’ që pritet të botohet më 5 korrik.
Teksa flet për ndarjen e saj, nuk preferon të tregojë shumë pasi eskluzivitetin dëshiron t’ia lërë dokumentarit të saj, përveçse shprehet me komentet, “Thjeshtë erdhi situata! Jam e vetëdijshme që largësia e bën pothuajse të pamundur një lidhje në çift”.
Në filmin e saj, ajo do të shfaqë rrugën e gjatë që ka bërë në karrierën si këngëtare, si dhe historinë e martesës dhe divorcit. “Nuk dua të fsheh asgjë nga jeta ime, e di që njerëzit janë kuriozë të dinë pak nga jeta e çdo personazhi të famshëm, kjo është dhe arsyeja pse unë dua të zbuloj marrëdhënien time me Rusell, së bashku me arsyet e divorcit”.
Në filmin ‘Kate Perry- Part of me’ Kate tregon se janë disa gjëra në fakt të pakëndshme për t’u treguar në film, sidomos kur je pa makijazh, e fryrë ose kur qan. “Megjithatë, tani kam kuptuar që ka ardhur koha t’ju tregoj fansave të mi të dashur që nuk duhet të jesh perfekt për të realizuar ëndrrat e tua” është shprehur këngëtarja. (LajmeShqip.com)

