|
|
e Diel, 22 Korrik 2012 12:00 Edhe pse është verë dhe ju e keni mendjen tek argëtimi, menduam që do t’ju pëlqente të shikoni setin e ri fotografik të kasil, një set më të vërtet mahnitës.
Një koleksion i cili do t’ju mbajë trendy gjatë gjithë kohës, sepse këto dizajne janë realizuar nga materiale mjaft cilësore. Mjaftojnë një palë xhinse që të dukeni gjithë kohës trendy, duke e bërë veshjen tuaj me shumë stil.
Asnjëherë nuk është heret që të shikoni rrobat të cilat garderoba juaj duhet t’i ketë me doemos në stinen e ftohtë të dimrit. Koleksioni ‘Kasil Workshop’ do t’ju dhurojë elegancë dhe një pamje klasike. Moderne, e përshtatshme për çdo rast dhe rinore, kjo linjë garanton një efekt tërheqës të jashtëzakonshëm.Guxoni të ndryshoni stilin tuaj dhe shijoni modën në maksimum, pasi koleksioni ‘Kasil Workshop’ ju’a ofron këtë mundësi më së miri. Shikoni setin fotografik të paraqitur më poshtë që të keni një ide fikse se çfarë duhet të posedojë garderoba juaj për stinët e ftohta. (LajmeShqip.Com)













