Lajme Shqip Thursday, 02 June 2011 16:04

Ka filluar lufta ndёrmjet disa prej studiove mё tё mёdha tё pornos pёr tё blerё kasetёn e muajit tё mjaltit tё Jennifer Lopezit, xhiruar nё vitin 1997.

Kaseta pёrmban disa pamje tronditёse tё J. Lo-sё tё veshur vetёm me… lёkurёn e saj.

YouPorn.com dhe PornHub.com janё duke konkuruar njёra-tjetrёn pёr tё blerё kёtё kasetё, shuma e sё cilёs deri tani ka arritur nё 40 mijё dollarё.

Nё kasetё nuk ka skena seksi prandaj kjo shifёr konsiderohet e ulёt nga kёto industri, tё cilat do tё paguanin shumё herё mё shumё nёse do tё kishte patur skena tё nxehta seksi.

Lopez ka vite qё pёrpiqet tё ndalojё ish-bashkёshortin e saj Ojani Noa pёr shitjen e kёsaj kasete. Por javёn e kaluar nё Los Angeles gjykata vendosi se Jennifer Lopez nuk kishte tё drejtё ta ndalonte duke i lёnё atij rrugёn e hapur pёr tё shitur kёtё material.

Deri tani nuk ёshtё arritur asnjё marrёveshje.

Lopez tani ёshtё e martuar me Marc Anthony me tё cilin ka dy binjakё. Karriera e saj filloi tё marrё jetё sёrish kёtё vit me kthimin e saj si gjykatёse nё ‘American Idol’.