Lajme Shqip Wednesday, 15 June 2011 18:19

Ështё gjithmonё e vёshtirё tё gjesh dhuratёn e duhur pёr njё vajzё qё praktikisht duket se i ka gjithçka.

Pёr fat tё mirё, Kim dhe i fejuari i saj Kris, janё duke bёrё listёn e gjёrave tё tyre tё preferuara qё tё ftuarit mund t’jua blejnё.

Ajo sёbashku me tё fejuarin e saj, basketbollistin Kris Humphries, kanё shkuar nё qёndrёn tregtare ‘Gearys’ nё Beverly Hills. Ato kanё shёtitur dhe janё fotografuar duke u konsultuar me njёri-tjetrin.

Por, Kim duket se ka njё shije shumё tё shtrenjtё! Ajo ka listuar nё mundёsitё e dhuratave njё shёndan qiriri prej 800 dollarёsh dhe njё set gotash prej 2. 500 dollarёsh. Tё ftuarit nё dasmёn e saj do t’i shkundin vёrtetё xhepat, sepse çmimi mё i ulёt pёr variantet nё listёn e Kimit ёshtё 800 dollarё!

Dhe meqё paraqitja pёr njё nuse ёshtё shumё e rёndёsishme, Kim qё pretendon tё jetё mё e rёndёsishme se sa vetё princesha e Anglisё, Kate Middleton, i ёshtё shtruar palestrёs seriozisht. Nё fakt nuk ka faj, sepse me fotot qё kanё shkrepur gazetarёt, fundshpina e saj nuk ka asgjё tё ngjarё as me Princeshёn Kate dhe as me motrёn e saj Pipa!

Megjithёse e pasur, e famshme dhe e bukur, i duhet shumё punё pёr tё arritur nё atё ‘idealen’ qё ajo pretendon.