Lajme Shqip Thursday, 20 June 2013 15:18

Reperi Kanye West ka ngjallur reagime të shumëta, për shkak të tekstit të tij kontravers në njërën prej këngëve në albumin e sapo publikuar “Yeezus”.

Kanye në tekstin e këngës “On Sight”, është tallur me njerëzit e prekur nga sëmundja e Parkinsonit. Këta të fundit, kanë reaguar ashpër, raporton The Guardian, duke e quajtur tekstin e reperit si “marrëzia më e madhe që kanë dëgjuar ndonjëherë”.

“Derisa ne jemi afër për të parkuar Benzin/ Kemi edhe një b*** që dridhet sikur të kishte Parkinson”, thotë ai në këngë.

Ndërkaq në reagimin e Shoqatës të së Prekurve me Parkinson në Mbretërinë e Bashkuar thuhet:

“Jeta me Parkinson është tejet e vështirë, mendoj se nuk na duhet që sëmundja jonë të bëhet edhe recetë për humorin e dikujt” .