Lajme Shqip Tuesday, 09 April 2013 10:49

Sa më shumë para, aq më shumë probleme. Reperi Kanye West është duke u përballur me një akuzë për plagjiaturë të një vargu gjatë një kënge të tij.

Trena Steward dhe Lorenzo Pyror, vajza dhe djali i David Pryor, i cili ka kënduar “Bumpin bus stop” në vitin 1974, thuhet se ka përdorur që atëbotë një varg, të cilin Kanye do ta përdore më vonë në hitin e tij “Gold Digger”.

Sipas fëmijëve të Pryor, reperi do të duhet të përgjigjet se si ka mundësi që të njëjtin varg dhe në të njëjtën mënyrë ta përdorë në këngën e tij, vargun që dikur e kishte kënduar babai i tyre, shkruan Daily Mail.

Ata synojnë të marrin rreth 150 mijë dollarë nga reperi për shkak të plagjiaturës.