Lajme Shqip Thursday, 23 June 2011 13:36

Konsumimi i gjashtё kafeve nё ditё, mund tё jetё i dobishёm pёr mbrojtjen nga tumori nё prostatё. Kёto studime i ka bёrё njё grup studiuesish nё Universitetin e Harvardit.

Falё njё studimi 20-vjeçar tё Universitetit tё Harvardit ёshtё zbuluar se konsumi i lartё i kafesё mund tё ndihmojё nё pёrgjysmimin e rrezikut tё zhvillimit tё tumorit nё prostatё. Ky studim qё ka pёrfshirё 50 mijё burra ёshtё bёrё publik edhe nё revistёn “National Cancer Institute”.

Sipas vёzhgimeve, dy tё tretat e tё anketuarёve qё pinin rreth 6 kafe nё ditё, kishin njё pёrqindje tё ulёt tё zhvillimi tё tumorit në prostatё.

Pra, konsumuesit e fortё tё kafesё kishin vetёm 40% probabilitet pёr t’u sёmurё nё krahasim me ata qё pinin mё pak. Studimi i bёrё, gjithashtu zbuloi se nuk ka dallim mbi efektet e konsumimit tё kafesё normale dhe asaj dekafeinato.

Konsumi i saj nga 1 deri nё 3 filxhana çaji nё ditё ka efektet e saj pozitive: zvogёlon rrezikun pёr t’u prekur nga astma, sёmundja Alzheimer dhe skleroza e shumёfishtё.

Kathryn Wilson, koordinatore e kёtij grupi studimor, shpjegon: “Nё qoftё se rezulatet tona do tё quhen tё vlefshme, kafeja mund tё pёrfaqёsojё njё faktor qё mund tё zvogёlojё rrezikun e zhvillimit tё tumorit tё prostatёs nё format e tij mё tё rёnda.”