Lajme Shqip Monday, 20 June 2011 18:35

Pёrpara njё viti gruas sё Wayne Rooneyt, Coleen, i vodhёn celularin dhe aparatin fotografik gjatё koncertit tё Black Eyed Peas. Mbas kёsaj familja e tyre pёr tre muaj rresht ka marrё e-mail-e kёrcёnuese se do t’i publikonin tё gjitha fotot dhe regjistrimet qё posedonin. Konkretisht bёhej fjalё pёr çdo regjistrim dhe fotografi qё ato kishin, qё mbas lindjes sё djalit tё tyre.

Si kusht pёr kthimin e kёtyre materialeve ato i kanё kёrkuar 5.700 euro. Grupi qё i ka kёrcёnuar me e-mail pёrbёhet nga tre veta, njёri prej tё cilёve kishte hyrё nё burg pёrpara se tё hapej kjo çёshtje, ndёrsa dy tё tjerё janё nёn liri tё kushtёzuar.

Wayne dhe gruaja e tij, Coleen, nuk kanё marrё pjesё gjatё gjyqit.

Gjyqi vazhdon akoma.