Lajme Shqip Saturday, 19 November 2011 14:41

Kelsey De Santis ishte marinsja që ftoi Justin Timberlake në ballon vjetore të trupave marinse.

Pas një zhurme të madhe mediatike për këtë ftesë që këngëtarit ju bë nëpërmjet YouTube, ai pranoi dhe siç duket e ka mbajtur fjalën deri në fund.

Të kapur përkrahu, si një çift zyrtar, ajo ka shkuar me Justin në ballon e shumëpritur prej saj. Por asgjë e veçantë nuk ka ndodhur ndërmjet tyre.

Kelsey ka treguar se ai është sjellë si një kavalier i vërtetë.

Ka kërcyer një herë me të dhe më pas gjatë gjithë mbrëmjes e kanë kaluar duke biseduar hareshëm me gjithë të pranishmit përreth.

Mbrëmja kaloi shumë bukur, por për Kelseyn takimi me Justin përfundoi me kaq. (LajmeShqip.com)