Lajme Shqip Thursday, 02 June 2011 11:32

Qё mbas ndarjes me Britneyn nё vitin 2002 ai nuk ka nxjerrё asnjё fjalё nga goja pёr tё. Dhe nё fakt nuk kishte si tё fliste mbas gjithё atij poshtёrimi qё i bёri pёr t’ju hakmarrё! Ju kujtojmё se çifti atёhere u nda pёr shkak tё tradhёtisё sё Britney-t (qё mё vonё u bё bashkёshorti i saj) pёr tё cilёn Justin nuk la fjalё pa e sharё.

Nё intervistёn e fundit qё ka dhёnё pёr Vanity Fair ka folur mjaft ёmbёl pёr tё, duke kujtuar se kishin gati njё dekadё qё nuk flisnin me njёri-tjetrin.

“I uroj asaj gjithё tё mirat. Kemi gati 9 ose 10 vjet pa folur… Ne tё dy kemi qёnё dy zogj nga i njёjti  qytet i vogёl dhe jemi rritur duke bёrё tё njёjtat gjёra. Por kur ne u rritёm gjёrat ndryshuan. Nuk mund tё kapesh mbas sjelljeve apo llogjikёs sё njё fёmije. Unё nuk do tё flas pёr tё, por do tё flas pёr veten… Unё kam qёnё njё njeri krejtёsisht ndryshe, madje do tё thosha qё mbase nuk ishim normal. Asgjё nuk ishte normale pёr ekzistencёn tonё. Neve e kaluam pjesёn mё tё madhe tё adoleshencёs tonё duke qёnё idhujt e adoleshentёve nё tё gjithё botёn.

Ishin vite tё njё ekstravagance tё theksuar. Pёr ne ishte magjepёs gjithё ai sukses se mund tё bёnin çdo gjё qё dёshironim; dhe kur them ne e kam fjalёn pёr tё gjithё tё suksesshmit e asaj kohe: Backstreet Boys, ‘NSync, Britney dhe Christina. Neve praktikisht mjaftonte qё tё na shkonte diçka ndёr mёnd dhe ne e bёnim… “A shkojmё nё Bali?”… Dhe vetёm ku e gjenim veten tё hipur nё njё avion duke shkuar nё Bali! Ne ishim fёmijё tё vegjёl  qё luanim me ‘lodra’ tё mёdha. Dhe po tё bёsh njё veprim matematikor tё thjeshtё e kupton qё nuk do tё zgjaste shumё.” – kёshtu ёshtё shprehur Justin Timberlake.

Por ky sukeses pёr Justin ka vazhduar me çmime Grammy, Oscar pёr filma dhe njё linjё super e suksesshme veshmbathjesh pёr meshkuj, linjё e cila konsiderohet mё e pёlqyera nga meshkujt. Dhe e gjithё kjo nuk ёshtё pak pёr djalin 30 vjeçar!

Ndёrsa  pyetjes pёr Jessica Biel me tё cilёn u nda nё mars tё kёtij viti ai ka preferuar t’i pёrgjigjet duke thёnё:

“Preferoj tё mos flas pёr tё pasi ёshtё diçka qё akoma mё dhemb. Nuk dua tё flas mё shumё pasi dua t’i ruaj ato gjёra tё cilat pёr mua janё tё rёndёsishme, sikurse dhe pёr atё. Nё jetёn time ajo ka qёnё personi mё i rёndёsishёm dhe kuptimplotё, shumё special, figurёn e  tё cilit unё dua ta mbroj. “