Lajme Shqip Wednesday, 01 June 2011 11:57

Kryqi i kuq Amerikan e ka dekoruar për punën e tij vullnetare ndihmëse dhe sidomos në senisibilizimin e të rinjve pas tërmetit të Haitit dhe Japonisë.

Për shkak të ndihmës dhe përpjekjeve të tij më 21 maj atij i është dhënë çmimi i madh që Kryqi i Kuq Amerikan i ka dhënë ndonjëherë ndonjë përkrahësi të famshëm; atij ju dha Kryqi i Kristaltë gjatë ceremonisë vjetore Red Cross Red Tie Affair.

“Kjo është hera e parë që më japin një çmim të tillë dhe kur më njoftuan ngela me fytyrën e habitur ‘Me të vërtetë e keni?’. Nuk më besohej se nuk më kishte shkuar mëndja ndonjëherë për diçka të tillë. Kur fillova të ndihmojë dhe veçanërisht të sensibilizoja rininë, e bëra sepse ishte një zë brënda meje që më thërriste për ta bërë diçka të tillë në ndihmë të njerëzimit. Në fatkeqësi të tilla të gjithë duhet ta ndjejmë njëri-tjetrin motër e vëlla.”

Kur ra tërmeti dhe tsunami në Japoni herën e fundit gruaja e tij Fergie dhe kolegët e saj të Black Eyed Peas ishin shumë të tronditur pasi ato ishin shumë të lidhur me Japoninë. Prandaj Duhamel mori masa dhe organizoi mbledhjen e fondeve nga rinia për Kryqin e Kuq në ndihmë të këtyre viktimave.

“Fergie e admiroi shumë idenë time për të organizuar diçka të tillë sepse unë në fakt asnjëherë nuk jam marrë me gjëra të tilla. Gjithçka e organizova ditën e ditëlindjes së saj dhe ajo nuk mundi të qëndronte dot larg. Ndër të tjera ishte vërtetë kënaqësi për mua që ishim bashkë duke organizuar diçka të tillë.”

Mbështetja që dhanë ata të dy tërhoqi vëmendjen e 4 mijë qytetarëve për të kontribuar.