Lajme Shqip Tuesday, 14 May 2013 21:41

Ylli Hollivudian,  Angelina Jolie,  zbulon se i është nënshtruar një mastektomie të dyfishtë për të parandaluar rrezikun e zhvillimit të kancerit, pasi ishte ballafaquar me rrezikun e lartë të kancerit në gji. Poashtu ka konfirmuar se përpos kancerit në gji kishte të konstatuar edhe rrezikun për zhvillim të kancerit  në vezore.
Në një artikull të publikuar sot në të përditshmen New York Times, me titullin “Zgjedhja ime mjekësore” , aktorja 37 vjeçare ka zbuluar vendimin e saj.
Angelina Jolie tha se mjekët e kishin informuar atë se e ka gjenin e “gabuar” të njohur si BRCA1 i cili rrit shanset e zhvillimit të sëmundjes, dhe se ballafaqohet me 87% të rrezikut për kancer në gji dhe pothuajse 50% rrezikun e kancerit ovarian, edhe pse rreziku është i ndryshëm tek  çdo rast.
Jolie ka thënë për New York Times që, me nënshtrimin e këtij operacioni, çdo gjë ka qenë më e lehtë  për të bindur të gjashtë fëmijët e saj se nuk do të vdesë e re nga kanceri, siç ka vdekur  e ëma në moshën 56 vjeçare.
Jolie deklaroi se gjasat për zhvillimin e kancerit të gjirit tash janë zvogëluar në vetëm 5%, meqenëse, ajo mori vendimin të jetë proaktive dhe të ballafaqohet me mastektomi të dyfishtë.

“Unë zgjodha që të bëj publike historine time sepse ka shumë gra të cilat nuk janë të vetdijshme se janë të rrezikuara nga zhvillimi i kancerit” thotë Jolie duke i kujtuar botës se 458.000 gra vdesin nga kanceri i gjirit çdo vit.