Lajme Shqip Wednesday, 21 October 2015 10:44

Flitet se Jolie po tregohet gjithnjë e me shume xheloze ndaj bashkëshortit te saj Brad Pitt, për shkak te një aktoreje, e cila ka një rol ne filmin për te cilin ai është producent.

Fjala është për 34 -vjeçaren Sienna Miller, qe ka një rol protagonist ne filmin e fundit te Pitt skenat e te cilit janë duke u realizuar në Irlandë.

Me këtë rast, Jolie e ka ndaluar bashkëshortin e saj te shkele ne këtë vend për te asistuar filmin e tij.

Duket se Jolie i trembet skenarit qe ajo vete shfrytëzoi për t’ia hequr nga duart bashkëshortin e saj të tanishëm, gruas së tij legale, Jennifer Aniston.

Miller, 34 vjeçare është sapo ndarë nga partneri i saj, ndërkohë që ajo ka pasur një histori të gjatë me një tjetër divë, Jude Low, me të cilin u nda për shkak të aventurës së tij me babysitterin. Pas kësaj, ajo ka pasur role sekondare nëpër filma, por një aventure me divin hollivudian mund t’i hapte asaj dyert e karrierës.

Ndërkohë që marrëdhëniet Pitt-Joli, ashtu sikurse behet me dije janë në një pikë të dobët, për shkak të problemeve të saj me të ushqyerin. Mësohet se me këtë rast, Pitt e ka kërcënuar atë me shkurorëzim, nëse nuk i nënshtrohet kurave për të dalë nga kjo gjendje.