Lajme Shqip Friday, 10 August 2012 15:45

Sipas burimeve të tabloidit britanik ‘The Sun’, Brad Pitt dhe Angelina Jolie kanë shkuar në Francë së bashku me familjarët e tyre. Thuhet se të ftuarit janë tani në kështjellën e tyre në Francë, përfshirë edhe prindërit e aktorit Pitt, Jane dhe Bill.

Por më shumë se sa prindërit e aktorit, mediat bëjnë çudi me praninë kaq shpejt nga koha kur është thënë se do të mbahet ceremonia, e dizenjatorit të unazës së fejesës së Jolie, Robert Procop i cili ka mbërritur në kështjellën franceze të çiftit në të njëjtën kohë me familjarët e afërt të çiftit. Në fakt është thënë se ata janë bërë bashkë aty për të shënuar 50-vjetorin e martesës së prindërve të Pitt, por njerëzit lokalë raportojnë se duket një përgatitje për dasmë më shumë se sa një festë familjare.

Një tjetër burim i cituar nga “The Sun” thotë se meraku i Pitt që gjithçka të jetë gati është shumë i madh dhe se tanimë në shtëpinë e tyre në Francë gjenden edhe bizhuteritë e aktores, Jolie. Çifti i të famshmëve, që janë takuar në sheshxhirimin e filmit “Mr and Mrs Smith’ në vitin 2005, janë prindër të 6 fëmijëve dhe e zyrtarizuan fejesën e tyre në muajin prill.

Plani i tyre ka qenë për një ceremoni tepër të vogël në kështjellën e tyre Miraval në Jug të Francës. Të ftuarit e tyre thuhet se nuk do të jenë më shumë se 20 persona, ku ndër ta do të jetë edhe aktori George Clooney, që është miku më i mirë i Brad Pitt.