|
|
e Enjëte, 28 Qershor 2012 13:10 Aktori John Travolta dhe gruaja e tij Kelly Preston e kanë mbuluar njëri-tjetrin me puthje, si dy të rinj të sapo dashuruar, në premierën e ‘Savages’.
Marrëdhënia e çiftit është diskutuar shumë në media për shkak të akuzave të shumta ndaj John Travoltës për homoseksualitet. Por paraqitja më e fundit e tyre ka teguar që marrëdhënia e tyre vetëm në krizë që nuk është!
Por media spekulimeve nuk i jep fund! Ata janë përfolur shpesh për konservatorizmin që tregojnë në lidhje me familjen e tyre, duke bërë shumë njerëz të mendojnë se paraqitja e tyre më e fundit ishte për të mos hedhur prapa krahëve vite të tëra martesë.
Gjithësesi, pas paraqitjes tyre më të fundit, bashkëshortja e Travoltës dukej aq rrezëllitëse, sa që vetëm në krizë nuk mund të jetë lidhja e tyre! (LajmeShqip.com)

