Lajme Shqip Saturday, 11 June 2011 15:23

Mbrojtёsi i Çelsit, kapiteni i kombёtares sё Anglisё, John Terry, prej kohёsh ndiqej nga paparacёt edhe nё ato vende qё nuk e kishte çuar ndonjёherё nёpёr mend!

Pёr kёtё arsye dyshimet e tij lindёn pёr njё pёrgjues tё vendosur tek makina e tij Range Rover qё tregonte vendndodhjen e tij. Ai i ёshtё drejtuar rajonit tё policisё mё 18 mars, i cili ka kontrolluar makinёn dhe ka vёrtetuar dyshimin e Terry-t, duke gjetur çipin tё vendosur nё pjesёn e poshtme tё makinёs. Policia ёshtё vёnё menjёherё nё kёrkim pёr zbardhjen e rastit.

John Terry ёshtё lidhur me njё avokat dhe i ёshtё drejtuar gjykatёs. Momentalisht ai ndodhet me pushime me familjen e tij dhe nuk ka mundur qё tё jetё present nё seancёn e parё gjyqёsore tё mbajtur dje.

Ai ёshtё pёrfaqёsuar nga avokati Z. Freeman, i cili ka thёnё:

“Ështё e natyrshme qё edhe media do tё bёjё punёn e saj. Por, ajo çfarё ne nuk e pranojmё ёshtё se sa herё klienti im hipёn nё makinёn e tij privatsia e tij pushtohet dhe kjo ka zgjatur pёr 12 muaj!

Kjo gjё tё bёn vёrtetё tё shqetёsohesh edhe pёr sigurinё e familjarёve tё tij. Paparacёt janё shfaqur edhe nё dneshjen e futbollit tё fёmijёve tё tij, madje edhe nё Parkun Hyde ku ai kishte shkuar tё shёtiste pёr Krishtlindje. Atёhere Terry ishte vёrtetё i çuditur se nga mbinё fotografёt atje!”

Proçesi gjyqёsor nuk ka pёrfunduar akoma.