Lajme Shqip Monday, 15 April 2013 15:33

Tom Cruise ka bërë një lëvizje përtej marrëdhënieve kolegiale me Olga Kurylenkon. Dyshja e cila ka bashkëpunuar në filmin më të ri “Oblivion”, raportohet se kanë dalur edhe me biçikleta së bashku.

Ftesën për të ngarë bashkë biçikletat, ia ka dërguar Tom Olgës, shkruan The Sun.

“Tom ka dëshirë t’ua ofrojë njerëzve mundësitë që ata i dëshirojnë. Ata kanë ngarë  bashkë biçikletat në New York”, ka thënë një burim i afërt me aktorin.