Lajme Shqip Saturday, 10 March 2012 11:06

Megjithëse mediat prej kohësh kishin folur për lidhjen e tyre të shënuar me fejesë, çifti është munduar të mbaj sekret çdo detaj të saj. Në eventet e fundit të organziuara mes artistësh, mediat e kanë vëzhguar çiftin për të mësuar diçka të re, por asgjë nuk kanë zbuluar.

Por duket se periudhës për t’u fshehur i ka ardhur fundi, pasi dje Jessica dhe Justin janë shfaqur duke ecur dorë për dore, ku ajo mbante në dorë unazën shkëlqyese të diamantë.

Megjithëse çifti ende nuk e ka bërë publike lidhjen e tyre, e ëma e këngëtarit dhe aktorit 31-vjeçar, Sadie Bomar deklaroi për Radar Online përpara dy muajsh se Justin ishte i fejuar me partneren e tij, Jessica Biel.

Njoftime nga miqtë e afërt thonë se çifti ka planifikuar që gjatë kësaj vere të martohet në një ceremoni private. Mos vallë Jessica është shtatzënë? Kohëve të fundit ajo është parë në publik me veshje vetëm si për shtatzëna…

Përpara lidhjes me Biel, Timberlake ka patur një lidhje 4-vjeçare me aktoren Cameron Diaz, lidhje që përfundoi në kohën kur këngëtari nisi të shoqërohej me Jessica-n. Ndërsa, përpara Diaz ai ka qenë në një lidhje tre vjeçare me Britney Spears, në periudhën e adoleshencës, pikërisht edhe atëherë kur ishte pjesë e grupit ‘N Sync. (LajmeShqip.com)