Lajme Shqip Tuesday, 07 June 2011 16:17

Ata janё fotografuar edhe herё tjetёr bashkё duke darkuar, por kanё thёnё se janё vetёm shokё.

Por, me sa duket shoqёria e tyre ka çelur pak si shumё! Duke e gjykuar nga fotografitё duket njё afinitet qё nё njё shoqёri tё thjeshtё nuk ekziston.

Tё dy tё veshur me xhaketё lёkure dhe Jessica e shtrёnguar mbas Gerardit kanё rrёshkitur nё njё shёtitje me motoçikletёn Harley Davidson pёrgjatё vijёs bregdetare tё Paqёsorit. Tё dy janё parё teksa shijonin kёtё udhёtim rrёnqethёs tё shpejtёsisё.

Biel dhe Butler priten tё marrin pjesё nё komedinё romantike ‘Playing the Field’.

Tё dy yjet hollivudianё mё parё kanё patur lidhje dashurie me ish-kolegёt e tyre.

Jessica ka patur njё histori me Edward Norton, mbas xhirimeve tё filmit ‘The Illusionist’. Ndёrsa Butler ka patur njё aventurё me Aniston gjatё preiudhёs qё ato xhironin pёr filmin ‘The Bounty Hunter’.

Prandaj nuk ёshtё çudi nёse shumё shpejtё na konfirmojnё njё aferё midis tyre!

Kujtojmё se Jessica Biel ka shpallur ndarjen nga Justin Timberlake nё muajin mars dhe prej asaj periudhe Justin nuk ёshtё parё tё ketё frekuentuar ndonje vajzё, duke pёrjashtuar flirtimet e fundit qё pati me ish tё dashurёn e tij Cameron Diaz gjatё mbrёmjes sё MTV Movie Awards.