Lajme Shqip Friday, 05 April 2013 09:47

Fansat e One Direction do të mund të shohin shumëçka në filmin 3D “This is us”. Gjithçka që mund të konsiderohet si tejet personale për grupin, që momentalisht është më i pëlqyeri për tinejxherët, do të jetë gati të shihet më 30 gusht.

Drejtori i këtij filmi, Morgan Spurlock, ka ndarë këtë lajm me fansat e grupit.

“Do të ketë shumë momente, shumë momente që madje nuk mund të imagjinohen. Do të ketë shumë gjëra që do të mund ti shihni në këtë film. Mirëpo të presim dhe të shohim të gjithë së bashku”, ka thënë ai, raporton Independent.

“Ata pëlqejnë të hanë McD afër meje mirëpo atyre u është ndaluar të hanë hamburgerë sepse ata kanë një trajner që u rri shumë gati për shumë gjëra rreth shëndetit”, ka zbuluar më tutje ai.