Lajme Shqip Thursday, 04 August 2011 16:25

Jennifer Aniston dhe i dashuri i saj Justin Theroux e kanë zhvendosur etapën e romancës së tyre në ishullin e Hawaiit.

Pushimet hawajane ata i kanë filluar që më 31 korrik dhe duket se po i përjetojnë si turista të vërtetë. Përpara se të niseshin për këto pushime, ata kanë marrë pjesë në festën e 40-vjetorit të gruas së Ben Stiller, Christine Taylor, së cilës i kanë blerë një dhuratë në Galerinë Lotus.

Çifti duket që po kalon një kohë të mrekullueshme. Ata kanë marrë një Jeep me qera dhe po e shëtisin ishullin mbarë e mirë. (LajmeShqip.com)