Lajme Shqip Friday, 24 February 2012 15:00

Hollywood – Ditën e djeshme aktorja hollivudiane Jennifer Aniston është nderuar me yllin e saj në bulevardin e famshëm të yjeve në Hollivud.

Jennifer ka zbuluar yllin e saj dhe ka pozuar për fotografët sëbashku me gjithë miqtë e saj, të cilët ajo në fjalimin e saj i konsideroi si familja e saj.

Në fjalimin e saj ajo është dukur mjaft e emocionuar dhe megjithëse me një fletushkë të verdhë që mbante në dorë për të mos harruar fjalimin e saj, ajo është dukur se për një moment e ka humbur fillin dhe ka bërë një baututë për të kapërcyer situatën.

Përveç miqve të saj, të pranishëm në nderimin e saj ishte edhe i ati i saj John Aniston dhe i dashuri Justin Theroux. Në këtë rast ajo ka shkëmbyer për herë të parë një puthje në buzë me të Justin, me të cilin po përjeton një histori dashurie prej disa muajsh.

Që mbas ndarjes nga Brad Pitt, Jennifer ka mbajtur një qëndrim mjaft pasiv ndaj mediave dhe e ka ruajtur në maksimum privatsinë e saj. (LajmeShqip.com)