Lajme Shqip Saturday, 20 April 2013 15:35

Jay-Z ka thënë se ai do ti shesë të gjitha aksionet që ka në klubin basketbollistik, Brooklyn Nets.

Ai ka thënë se ky klub e ka ndihmuar shumë që të afirmojë ambiciet e tij financiare, mirëpo tani është vetëm një fans i klubit dhe asgjë më shumë.

“Duke qenë anëtar i udhëheqjes së Nets, janë realizuar disa nga ambiciet e mia më të mëdha. Puna ime si pronar i klubit ka përfunduar mirëpo puna ime si fans vetëm sa ka filluar. Unë do të jem përgjithmonë një ‘Brooklyn Net’, ka thënë ai.