Lajme Shqip Thursday, 11 April 2013 16:08

Ylli i hitit “99 problems”, reperi Jay-Z, u është përgjigjur kritikëve ndaj udhëtimit të tij dhe bashkëshortes Byonce në Kubë.

Jay u është përgjigjur sidomos disa politikbërësve amerikanë, të cilët kanë kërkuar të dinë se kanë marrë viza dy yjet për të udhëtuar në Kubë.

E “hakmarrjen” e tij Jay-Z, e ka realizuar nëpërmjet një kënge të re të quajtur “Letër e hapur” (Open Letter), transmeton Capital FM.

“Ata duan t’më bëjnë të kaloj ca kohë në burg dhe mirë. Mirë, më lejoni unë ta denoncoj krimin e vërtetë”, thotë reperi në këngë.