Lajme Shqip Sunday, 08 April 2012 09:00

Jason Trawick nuk do të jetë vetëm bashkëshorti i Britney Spears, pasi ai mund të marrë një rol ligjor si bashkëkujdestari i saj.

E! konfirmon se Spears ka firmosur një kërkesë në të cilën i kërkon gjykatës që të shtohet Jason si kujdestar i këngëtares, së bashku me babain e saj, Jamie Spears.

Por çdo të thotë kjo saktësisht?

Jamie Spears ka mbajtur nën kontroll ligjor vajzën e tij dhe pasurinë e saj multimiliardere që prej Shkurtit 2008, kur gjërat filluan të shkonin drejt greminës për yllin e popit.

Tashmë Trawick do të ‘përzihet’ në këto punë, por duke patur nën kontroll mirëqenien e saj dhe jo financat.

Babai i Britney ka thënë se nuk do të lejojë Jason të fusë duart aty ku nuk i takon, edhe pse idea ishte e vetë Jamie Spears që i fejuari të kujdesej ligjërisht për Britneyn. Jeffrey S.Cohen, një avokat në Los Angeles është shprehur: “Kjo mund të jetë një shenje që dasma e çiftit është vetëm një hap larg”. Por burime për E! thonë se dasma nuk do jetë tani afër, pasi planet ende s’kanë filluar mes çiftit.