|
|
e Martë, 19 Qershor 2012 10:20 Aktorja 40 vjeçare Jada Pinkett duke u bazuar tek eksperienca e saj martesore ‘mjaft energjike’ me Will Smith, i ka ofruar një këshillë miqësore të sapo fejuarës Miley Cyrus.
Sipas revistës ‘People’ Jada dhe Will po përgatiten për të festuar 15 vjetorin e dasmës së tyre. Ato janë emëruar si çifti më i fortë i Hollivudit, pasi që të dy të famshmit kanë arritur të ruajnë martesën e tyre për shumë vite, pavarësisht spekulimeve të shumta.
Jada ka filluar të frekuentojë aktorin e filmit ‘Men in black’ që kur ishte 23 vjeçe. Nëna e dy fëmijëve me sa duket ka gjetur sekretin se si një marrëdhënie të funksionojë për një kohë të gjatë.
“Sekreti për një martesë ose një lidhje të gjatë është të mësoni të jeni shoku më i ngushtë i njëri-tjetrit”, ka thënë ajo.
Këshilla e saj për Mileyn dhe Liamin, i cili nuk është shumë më i vjetër se Miley ishte:
“Mësoni të jeni miq me njëri–tjetrin, sidomos tani që jeni të rinj.”
Aktorja gjithashtu ka hedhur poshtë thashethemet e mundshme për një divorc duke thënë që marrëdhënia e tyrë është shumë e fortë. Prindërit e Mileyt tashme i kanë dhënë bekimin çiftit. Deri tani akoma nuk është vendosur një datë për martesën e tyre, por na ka ngelur vetëm të shikojmë se kur do e caktojnë dy të rinjtë. (LajmeShqip.com)
