|
|
e Martë, 27 Shtator 2011 16:42 Mbase nuk do t’ju besohet, por burri më i pushteshëm i Francës e ka bërë për vete njërën prej modeleve më të dëshiruara vetëm nëpërmjet pasionit të tij për botanikën.
Në një intervistë të dhënë për BBC-në, Carla Bruni ka folur për bashkëshortin e saj Nicolas Sarkozy: “Kur shëtisnim nëpër kopshtet e Elizesë, më tregonte të gjithë emrat latinë të tulipanëve dhe trëndafilave, dhe i njihte vërtetë të gjithë! Menjëherë mendova se ishte diçka fantastike, që përveçse ishte president, kishte edhe një pasion aq të fisëm, botanikën.”
Teksa rrëfehej për gazetaren Christine Ockrent ajo është skuqur paksa kur rrëfente këtë detaj të lidhjes së tyre. “Mendoj se njerëzit që janë të apasionuar pas botanikës e duan natyrën, dhe ata që e duan natyrën nuk dinë të bëjnë asnjëherë keq,” është shprehur Carla.
Dikur ka qënë një modele dhe këngëtare e famshme italine. Por jeta e saj tashmë ka ndërruar. E megjithatë, për aspiratat e saja ka shprehur mall. Ka shprehur mall për kitarën dhe udhëtimet e shpeshta që bënte. Mbase një ditë do të ketë sërish mundësi të marrë kitarën në dorë…
Ndërsa për shtatzëninë e saj nuk ka dashur të flasë, pasi për mendimin e saj, fakti që një grua sjell një fëmijë në jetë nuk do të thotë që përbën interes për francezët. Ajo çfarë ajo mendon se vlen për t’u përmëndur, është fakti se për herë të parë në Pallatin e Elizesë do të hyjë një i sapolindur… (LajmeShqip.com)