Lajme Shqip Monday, 20 June 2011 15:41

Njё rast shumё i çuditshёm ka ndodhur nё qytetin Cheshire tё Anglisё. Pas pёrfundimit tё dasmёs, dhёndri ka kundёrshtuar tё paguajё tё gjitha faturat dhe mbas kёsaj e ka gjetur veten dhe tё ftuarit e tij nё njё skenё tё tmerrshme për jetё a vdekje.

Nё katin e parё tё kёshtjellёs Peckforton ishin tё akomoduar 70 mysafirё tё cilёt kishin qёnё tё pranishёm nё njё dasёm.

Rreth katёr orё mbasi kishte mbaruar dasma ka rёnё zjarri . Plot 12 dhoma janё shkatёrruar, por pёr fat tё mirё nuk ka asnjё njeri tё lёnduar. Dasmorёt janё mbrojtur duke u mbuluar me çёrçafё tё lagur.

Mё shumё se 100 zjarrfikёs janё angazhuar pёr shuarjen e kёtij zjarri. Menjёherё nga ana e policisё kanё filluar investigimet. Sipas kёsaj ёshtё bёrё njё arrestim, emrin e tё cilit pёr momentin nuk e kanё bёrё publik.

Sipas dёshmive qё ka marrё policia edhe nga dasmorёt, dhёndri ka patur probleme me organizuesin e dasmёs, duke kundёrshtuar faturёn e dasmёs qё duhej tё paguante. Duke marrё pikёnisje nga ky argument policia duket se i ka gjetur gjurmёt.

Kjo kёshtjellё, e cila ka shёrbyer edhe pёr regjistrimin e filmit ‘Dr. Who’, ka patur njё rёndёsi shumё tё madhe pasi ishte e vetmja e paprekur qё ruante stilin mesjetar.