Lajme Shqip Tuesday, 03 November 2015 14:17

Para disa ditësh, bëri bujë lajmi për fejesën e ish zëdhënes së policisë, Sabrie Kamberi.

Por tash ka ndodhur diçka e papritur në lidhjen e qiftit. Ata janë ndarë. Magazina.al merr vesh se Sabrie Kamberi dhe Alberti, më nuk janë bashkë.

Duket se Sabria, pas fejesës, e ka kuptuar se ka marrë një vendim jo fort të menduar mirë dhe e ka vendosur ta stopojë lidhjen me ish të fejuarin e saj në këtë fazë.

E kontaktuar nga Magazina.al, ish-zëdhënesja e policisë tash zyrtare në Prokurorinë e Shtetit, konfirmoi ndarjen duke mos dashur të jap më shumë detaje për arsyen pse te ky vendim i papritur.