Lajme Shqip Monday, 29 April 2013 14:07

Irina Shayk ka qenë përplot buzëqeshje në Shtëpinë e Bardhë, ku presidenti amerikan, Barack Obama ka shtruar darkën për Korrespodentët.

Përkundër raporteve që kanë “vërshuar” mediat se i dashuri i saj, futbollisti Cristiano Ronaldo, e ka tradhtuar atë me një braziliane, Irina duket se ka vendosur të mos ua vë veshin këtyre raportimeve.

Ka qenë vetë modelja braziliane, Andressa Urach, ajo që citohej nga mediat e huaja, se ka pasur marrëdhënie me yllin e Real Madridit.

Ndërkohë, Ronaldo e ka mohuar lajmin se ai e ka tradhtuar të dashurën.

“Jam informuar më herët se The Sun do të publikoj një artikull ku do të citohej një e ashtuquajtur Andressa. Dikush don të bëjë gjëra të tilla në llogarinë time dhe unë jam i habitur se si kjo mund të ndodhë pikërisht një ditë para një loje shumë të rëndësishme të ekipit tim. Jam thellësisht i shqetësuar me situatën e krijuar por unë dua ta sqaroj atë në hollësi…Në fakt, unë kam qenë në Hotel Villa Magna më 22 prill dhe këtë e kam bërë për shkak të një interviste me reporterin Manu Sainz, diçka që mund ta vërtetojë edhe vetë reporteri. Gjithçka tjetër që thuhet se ka ndodhur në atë hotel, unë ju them se është trillium i pastër”, ka shkruar futbollisti në Twitter.