Lajme Shqip Friday, 16 March 2012 12:02

Ajo është etiketuar përherë për mos eksperimentimin me imazhin e saj, ama përherë është shfaqur perfekte. Aktorja hollivudiane, Jennifer Aniston është rasti tipik ndër të famshmit që tregon se vitet që shkojnë nuk kanë rëndësie, të paktën tek ajo këto vite nuk kanë lënë shenja.

Dhe, doemos për këtë ka edhe një sekret! Nëse mbahet parasysh shuma e parave që shpenzon në muaj për të mbajtur lëkurën e tendosur, trupin e tonuar, buzëqeshjen joshëse dhe flokët e shkëlqyera, atëherë nuk është çudi që edhe në moshën 43-vjeçare të duket aq e mrekullueshme.

Ish-ylli i serialit “Friends” shpenzon çdo muaj 8.000 dollarë për locione të ndryshme, kremra, regjim të të ushqyerit mirë dhe ushtrime për të mbajtur trupin në formë perfekte.

Vetëm në preparate dhe trajtime për kujdesin ndaj lëkurës, ajo shpenzon 2.000 dollarë në muaj. Për orët private të jogës me trajnerin personal, Aniston ndan 900 dollarë në javë, ndërsa këshilluesin për ushqim e paguan 680 dollarë për shtatë ditë.

Ky është super kujdesi i Aniston për imazhin e saj, imazhi i së cilës duket përherë perfekt. (LajmeShqip.com)