Lajme Shqip Sunday, 28 April 2013 16:05

Raportohet se ylli i Formula 1, Lewis Hamilton, i ka kërkuar të dashures së tij Nicole Scherzinger që të mos rikthehet në jurinë e “X Factor”.

Një burim i afërt me çiftin, ka thënë për Sunday People, se largësia mes tyre, mund të jetë një nga shkaktarët që Hamilton ka bërë këtë kërkesë në adresë të të dashurës së tij.

“Lewis i ka thënë Nicoles se kjo mund të jetë një situatë paksa e vështirë për ta si çift, andaj e ka lutur atë që të mos jetë gjyqtare në sezonin e ri që fillon në vjeshtë”, ka thënë burimi.