Lajme Shqip Friday, 19 April 2013 14:19

Raportohet se Adele u ka ofruar gjithë familjes së saj të ngushtë një banesë në qendër të Londrës.

Siç raporton Capital FM, Adele u ka ofruar atyre një shtëpi ose një banesë, menjëherë pasiqë është emëruar si këngëtarja më e dëgjuar në Britaninë e Madhe.

“Adele dëshiron që gjithë suksesin e saj ta ndajë me familjen. Mirëpo si duket familja e saj ka refuzuar ofertën pasiqë u duket shumë ofertë e shtrenjtë” ka thënë një burim për Daily Star.

Adele nuk e ka menduar ofertën vetëm për familjen e ngushtë, ajo ka menduar t’i rehatojë edhe shtatë kusherinjë të saj.