Lajme Shqip Sunday, 23 June 2013 09:39

Mund të jetë Mbretëresha e Pop-it, por Madonna ka të njëjtat probleme si të gjithë prindërit e zakonshëm. Këngëtarja 54-vjeçare ka zbuluar në një emision televiziv amerikan shqetësimet në lidhje me fëmijët e saj.

Gjatë promovimit të dokumentarit “Madonna: The MDNA Tour”, ajo foli për vajzën 16-vjeçare Lourdes dhe djalin 12-vjeçar Rocco.

“Jam një nënë strikte. Vetëm para pak kohësh i bëra dhuratë vajzës një iPhone, ndërsa djali ende nuk ka celular. Gjithsesi, që kur i bleva iPhone, vajza nuk më flet më. Është në një periudhë që po rritet shpejt, por për mua mbetet vajza ime e vogël”, tha këngëtarja, shkruan ina. 

Në lidhje me djalin e saj, Madonna deklaroi: “Është zgjatur shumë, i kanë dalë qimet në fytyrë dhe fikson të pasmet e vajzave. E tmerrshme…”.