Lajme Shqip Tuesday, 31 July 2012 11:47

Hollivudi u trondit nga ndarja e princit dhe princeshës së tij, Robert Pattinson dhe Kristen Stewart.

Fama që çifti i Twilight kishte krijuar është i paimagjinueshëm, aq sa fama e tyre krahasohet dhe me atë të çiftit mbretëror Will dhe Kate.

Sondazhe të bëra ditëve të fundit kanë treguar se Kristen është shndërruar në femrën më të urryer të Hollivudit dhe se ata që e kanë dashur, dhe ata që nuk e kanë dashur, do t’i bojkotojnë filmat e saj në të ardhmen. Tradhtia që ajo i bëri aktorit anglez Pattinson, me regjisorin anglez Rupert Sanders, i martuar dhe me dy fëmijë, me siguri që do t’i shkaktojnë Kristenit probleme në karrierë.

“Mjaft admiruese të Robit do t’i bojkotojnë filmat e saj, dhe jo vetëm ato! Kështu që rrugëtimi i Kristen do të jetë i gjatë për të ndriçuar sërish në karrierë, po ashtu edhe të fitojë sërish admirim.”

Pa dyshim që Kristenit do t’i duhet goxha kohë dhe mund për të fshirë nofkën e saj të re ‘Tradhtarja’. (LajmeShqip.com)