Lajme Shqip Saturday, 06 October 2012 14:10

Pekin- Të gjithë e quajnë “Herkuli i vogël”. Djaloshi kinez, Yang Yinlogn, i cili peshon vetëm 51 kg, shpalos para kamerave të gjithë forcën e tij.  

Ai mund të bëjë shumë punë të ndryshme të cilat edhe një i rritur ndonjëherë nuk arrin t’i bëjë. Për të, transmeton Starti lajmin, është shumë e lehtë të mbajë një thes 41 kg të mbushur me misër, madje ai mund te ngrejë lehtësisht edhe babanë e tij 90 kiogramësh.

Yinlogn fiton ndjeshëm në lojën e tërheqjes së litarit. Më pas i vjen radha provës më të vështirë: “tërheqjes së makinës. Ai arrin të tërheqë makinën në të cilën gjenden 5 persona dhe e cila peshon 1 200 kg.

Kur e pyesin se si arrin të jetë kaq i fortë ai i përgjigjet thjesht duke qeshur: “ngaqë jam i shëndoshë”.

 Edhe babai i djalit thekson se ai ka një oreks të mirë. “Herkuli i vogël” dëshiron të bëhet një shtangist kur të rritet. (LajmeShqip.com)