Lajme Shqip Thursday, 04 April 2013 15:01

Këngëtari Hekuran Krasniqi ka lansuar këngën “Dje dhe sot” kushtuar luftës së përgjakshme në Kosovë. Hekurani, këngën e ka punuar në bashkëpunim me Artan Cërvadikun.

Kënga “Dje dhe sot” është realizuar nga Hekurani i cili e ka bërë tekstin dhe muzikën, orkestrimin e ka bërë Fatos Canolli, ndërsa regjia është nga Agron Kryeziu dhe klipi është përgatitur nga Pago Audio Video Production By Heki.

“Kënga është dedikuar luftës së fundit në Kosovë dhe ka një mesazh të veçantë për trimat e kombit tonë. Pra me t’u lansuar kënga menjëherë kam marrë kritika mjaftë pozitive” ka thënë ai për “Zëri”.