Lajme Shqip e Shtunë, 01 Tetor 2011 11:56

Spanjë – Çfarë mund t’i ndodhë njeriut kur rend pas një dhie në një shkëmb? Sigurisht që mund edhe të thyejë këmbën; kështu i ka ndodhur aktores hollivudian Halle Berry!

Berry, e cila aktualisht ndodhet në Spanjë pasi po xhiron për filmin e saj “Cloud Atlas”, është fotografuar në një karrocë me rrota, me këmbën në allçi dhe të ngritur deri në nivelin e gjurit.

Incidenti ka ndodhur gjatë ditës së saj të pushimit në Majorca. Më 21 shtator ajo shikon nga dritarja e vilës ku po qëndronte, vajzën e saj Nahla që rendte mbas një dhie. Ka dalë jashtë dhe ka vrapuar pas saj për ta kapur. Ka qënë pikërisht atëhere kur ajo ka rrëshkitur mbi një pjesë shkëmbore të tokës dhe ka thyer këmbën.

Halle Berry do të qëndrojë për tre javë pushim dhe xhirimet do të shtyhen deri në rekuperimin e plotë të shëndetit të saj. (LajmeShqip.com)