Lajme Shqip Tuesday, 03 November 2015 13:23

Një hajdute po shpresonte se do të largohet nga një qendër tregtare pa u ndëshkuar, por plani i saj dështoi kur me goditi me ballë dyert e qelqta, të cilat me sa duket ishin pastruar disa sekonda para se ajo të tentonte të largohej, shkruan Mirror.

Kamerat e sigurisë kanë regjistruar gjithë ngjarjen, ku shfaqet gruaja duke vrapuar si e çmendur në drejtim të dyerve me të cilat përplaset pa e ditur se janë të qelqta, transmeton lajmi.net.

Me të përplasur kokën për dyer, ajo ra në tokë por përplasja ishte aq e madhe sa që dyert u thyen nga goditja.

E gjithë kjo ngjarje besohet se ka ndodhur në Baywest Hall të Australisë, ndërsa ende nuk është raportuar nëse hajdutja e makijazhit është arrestuar nga policia.