Lajme Shqip Tuesday, 31 July 2012 12:14

Uashington – Kjo nënë e re është vërtet e fiksuar pas ujit, pasi arrin të pijë deri në 25 litra në ditë. Sasha Kennedy, 26 vjeçare, në 24 orë mban rreth vetes shishe me ujë kudo që shkon. Në banjë ajo shkon më shumë se 40 herë në ditë.

Nëna e dy fëmijëve, thotë se nuk ka asnjë problem shëndetësor edhe pse natën ngrihet disa herë nga gjumi për të pirë ujë apo për të shkuar në banjë. Gjendjen e saj të mirë shëndetësore e konfirmojnë edhe mjekët, por ata nuk japin ndonjë shpjegim për këtë fakt.

“Askush nuk më beson nëse nuk e shikon me sytë e vet se sa ujë pi. Koha më e gjatë që kam fjetur pa pirë ujë ka qenë një orë e 15 minuta”, tregon Sasha. Ajo thotë se kur ishte 12 vjeçe pinte deri në 15 litra ujë në ditë. Pushimet për 26-vjeçare në vende të nxehta janë tmerr i vërtet.

Konsumi i Sashës është tejet larg normës së duhur për femrat. Autoriteti Evropian i Sigurisë së Ushqimit rekomandon se një femër duhet të pijë 1.6 litra ujë në ditë, ndërsa mashkulli 2 litra ujë në ditë.