Lajme Shqip Tuesday, 07 June 2011 10:43

Pikёrisht atёherë kur ajo do tё niste karrierёn e saj me albumin e saj tё ri tё shumёpritur prej kaq kohёsh, Lauryn Hill ka njoftuar se pret fёmijёn e saj tё gjashtё.

Ish kёngёtarja e grupit Fugees, Lauryn ёshtё prindёr i pesё fёmijёve: Sionit 14 vjeç, Selas 13 vjeç, Joshuas 9 vjeç dhe Sahras 3 vjeçe. Ajo ёshtё e martuar me djalin e Bob Marley, Rohan Marley. Pёrpara njё viti ato u ndanё pёr t’u bashkuar sёrish dhe duke e kurorёzuar kёtё rikthim me fёmijёn e gjashtё tё tyre.

Kёtё lajm Hill e dha gjatё koncertit tё saj nё Parkun e Detroit tё shtunёn e kaluar.

Nё formёn e shakasё ajo ka thёnё:

“Unё jam gruaja mё pjellore e Amerikёs. Sё shpejti do tё marr disa pushime pёr tё lindur fёmijёn tim tё gjashtё.”

Shumë prej VIP-ave e kanë shaktërruar jetën e tyre pikërisht pasi janë bërë të famshëm. Në vitin 1998 ajo fitoi pesё çmime Grammy me albumin “The Mis-Education Of Lauryn Hill”. Por Hill mё vonё ka shfaqur njё paqёndrueshmёri emocionale tё cilёn e ka shprehur edhe nё vitin 2002 në ‘Unplugged’ të MTV 2-shit, ku ajo ju shpreh audiencës se ishte e “çmendur dhe e rrjedhur”. Madje, ish-shoku i bandës, Wyclef Jean, arriti deri aty sa tё thoshte që Lauryn kishte nevojë për një psikiatër!

Që nga viti 1998, Lauren Hill nuk ka pasur një rezidencё të përcaktuar; ajo ka jetuar në Karaibe, në një hotel në Miami dhe me prindërit e saj në New Jersey.