Lajme Shqip Thursday, 16 June 2011 09:56

San Francisko – Shfrytëzuesit e kërkuesit “Google” prej tani do të mund të surfojnë në Internet duke e përdorur vetëm zërin e tyre, pa përdorur tastaturën.

Kompania “Google” e prezantoi shërbimin e ri në San Francisko, së bashku me teknologji të re të disejnuar që të përshpejtohet kërkimi në Internet, posaçërisht përmes rrugës së pajisjeve transmetuese.

Ky shërbim tashmë mund të përdoret nga shfrytëzuesit e celularëve, por tani të gjithë kanë mundësinë e kërkimit në Internet me komandat e zërit edhe atë duke i përdorur laptopët ose desktop kompjuterët e tyre.

Për komandat e zërit nevojitet të përdoret mikrofon, si dhe “Google Chrome”. Tani për tani asnjë kërkues përveç Chrom-it nuk do ta mbështetë këtë shërbim.