Lajme Shqip Friday, 02 October 2015 18:00

Tre artistët e njohur të skenës sonë kanë vendosur që në prag të ndeshjes së Shqipërisë me Serbinë në futboll, t’i bëjnë dhuratë kombëtares shqiptare, një këngë.

Gold Ag, Arta Bajrami dhe Don Arbas, kanë përpunuar këngën e njohur “Shqipëri o nëna ime”.

Goldi për Telegrafin zbuloi se “pjesën e tekstit, të cilën ai interpreton në këtë këngë, është e shkruar nga vetë ai, ndërsa pjesët tjera kanë mbetur ashtu siç është origjinali”.

Kënga është punuar në studion “Arbasound” dhe do të vijë e realizuar me videoklip nga produksioni “Imagine Films”.

Sipas artistëve projekti pritet që të publikohet ditën e diel.