|
|
e Shtunë, 06 Tetor 2012 11:30 Londër - Robert Pattinson është votuar për mashkullin më seksi në botë. Përzgjedhja e revistës britanike “Glamour” gjithmonë merret si kriter shumë serioz në renditjen e më seksipilëve dhe bëhet çdo vit, ndërsa Pattinson, këtë titull e merr për të katërtin vit radhazi.
Ylli i ‘Twilight’ në listën e 50 njerëzve më të bukur mposhti Tom Hiddlestonin, aktorin nga filmi “Thor” dhe Johnny Depp, i cili është në vendin e tretë.
Ndërsa ylli i filmit “Prometheu”, Michael Fassbender, ndodhet në vendin e katërt, aktori i “Sherlock”, Benedickt Cumberbatch, pason në pozitën pestë, ndërsa vitin e kaluar ishte pozicionuar në vendin e 33-të.
Top 10-ja përfundon me Robert Downey Jr, Taylor Lautner, Paul Wesley, James McAvoy dhe Henry Cavill.
Ndërsa në top 50-she janë përfshirë edhe David Tennant, Colin Firth, Matt Smith, David Beckham dhe Justin Bieber, i cili ka rënë dy vende, gjegjësisht gjendet në pozitën e 49-të.
Vlen të theksohet se mbi 40,000 njerëz votuan në sondazhin e revistës “Glamour”, “50 njerëzit më seksi të vitit 2012”. (LajmeShqip.com)
Top 10 meshkujt më seksi për vitin 2012 janë:
1. Robert Pattinson
2. Tom Hiddleston
3. Johnny Depp
4. Michael Fassbender
5. Benedict Cumberbatch
6. Robert Downey Jr
7. Taylor Lautner
8. Paul Wesley
9. James McAvoy
10. Henry Cavill.