Lajme Shqip Tuesday, 02 April 2013 14:07

Gjyshja e Justin Timberlake, Sadie, ka pranuar se ajo ka qarë kur e ka parë dhe ka dëgjuar këngën “Mirror” të nipit të saj, pasiqë Justin në shumë sekuenca të klipit, paraqet dedikim për familjen e tij.

Gjyshja e këngëtarit, duke folur për magazinën Grazia ka thënë se kjo ka qenë një befasi.

“Justin nuk më ka treguar se çka po bënte. Ishte befasi. Ai ma ka sjellur klipin dhe më ka thënë se duhet të ulesh dhe ta shikosh këtë me kujdes. Unë kam shpërthyer në lot. Ishte një dedikim i dashur për ne”, ka thënë ajo.