Lajme Shqip Wednesday, 24 April 2013 17:39

Ajo ende nuk ka mbushur dy vjet, mirëpo Harper Beckham, kohët e fundit po mbushë faqet e mediave më shumë se e gjithë pjesa tjetër e familjes.

Daily Mail shkruan për atë se Harper dhe babai i saj, futbollisti David Beckham, ka dy ditë rresht që janë parë duke shëtitur nëpër rrugët e Londrës. Dhe ajo që është vënë re dhe që shkruajnë mediat rozë, është se në bazë të fotografive, Harper duket më shumë në humor kur është në krahët e babait të saj.

Dhe si gjithnjë, nuk harrohet të përmendet edhe stili interesant i veshjes, që tash e një kohë, ka bërë që vajza e Beckhamëve shpeshëherë të jetë në kryetitull nëpër magazinat e huaja.