Lajme Shqip e Shtunë, 23 Qershor 2012 11:30

Ekzistojnë disa gjëra të vogla që kanë një rëndësi shumë të madhe, që ndihmojnë për ta bërë simpatik një njeri. Janë gjëra të vështira për t’u shpjeguar, gjeste mirësjelljeje që një njeri duhet t’i ndjejë instiktive.

Ekziston një fjalë e thënë në momentin më të përshtatshëm, një veprim i kryer në çastin që do të mundë ta përcakatonim klimaterik, që ju siguron përgjithmonë një zemër njerëzore. Por këto nuk janë rregulla të mirëfillta.

Një filozof grek ka deklaruar se një nga sekretet kryesore të artit të suksesit qëndron në “hyrjen në kohë”. Me fjalë të tjera do të thotë se bëhet fjalë për artin e kapjes së momentit të përshtatshëm. E meqenëse simpatia është një nga bazat e artit të suksesit, mos harroni ta mbani këtë si një parim edhe në marrëdhëniet tuaja me njerëzit.

‘Të hysh në kohë’ do të thotë veprime e fjalë sa më të përshtatshme në momentet më të përshtatshme. Për shembull, nëse shkoni të bëni një vizitë ngushëllimi, sigurisht që fatkeqit të pikëlluar nuk mund t’i bëni përmbledhjen e revistës humoristike që keni lexuar një natë më përpara! Ky veprim do të ishte në momentin më të papërshtashëm. Po ashtu nëse jeni i ftuar si dëshmitar në një martesë, sigurisht që nuk do t’i tregoni të sapomartuarve listën e divorceve të këtij viti! Edhe ky veprim do të ishte i papërshtatshëm.

Po aq kujdes dhe takt mund të tregoni edhe në ambientet e punës, pasi marrëveshjet tuaja të punës janë edhe baza e jetës. Nëse vartësi juaj është i trishtuar, i demoralizuar, tregoni interes për të. Pyeteni me dashamirësi se çfarë i ka ndodhur dhe ndihmojeni nëse keni mundësi. Mos harroni se hallet ao problemet personale duhet t’i lini në shtëpi dhe të mos i merrni me vete kudo, duke u qarë dhe ankuar, pasi kështu do të bëheshit të bezdisshëm për të tjerët. (LajmeShqip.com)