Lajme Shqip Tuesday, 24 January 2012 13:29

Prishtinë, 24 janar – Në  rrethet e reperëve, marihuana është një nga kënaqësitë më të mëdha të vëllazërisë mes tyre. Mirëpo, vetëm Getoar Selimi dhe anëtarët e tjerë të “Baba Stars” patën guximin ta pranonin këtë gjë publikisht, transmeton Vipat.

Klipi i këngës “High” tregon pjesëtarë të grupit “Skillz” dhe grupit “Tingulli Trent” duke tymosur marihuanë në një fushë të mbjellë me hashash.

Teksti i këngës është një himn që i thuret tymosjes së barit, kurse Getoari and co, në këngë mburren me këtë gjë. (Koha)