Lajme Shqip Friday, 11 November 2011 11:20

George Clooney është nga ata tipat që nuk i pëlqen të komentojë në internet. Por krejt ndryshe është për të dashurën e tij të re Stacy Keibler.

Për revistën “Rolling Stone” Clooney ka thënë se pavarësisht nuk i pëlqen aspak të flasë për jetën private, nuk e ka problem faktin se e dashura e tij komenton gjithçka mbi ta në internet.

“Ajo mund të bëj çfarë të dojë,” ka thënë George duke ju referuar komenteve të saj. “Unë shumë rrallë i them ndokujt se çfarë duhet të bëj me jetën e vet.”

Por kjo nuk është asgjë në krahasim me rrëfimet e tij të mëtejshme dhe me një humor gati të pacipë…

“Virgjërinë e kam humbur në një moshë shumë të re, vetëm 16 vjeç. Kam qenë duke u ngjitur në një litar dhe fërkimi më dha atë kënaqësi sikur të isha duke përjetuar një orgazëm. Megjithëse përreth nuk kisha asgjë, çdo gjë që ndjeja përreth më bënte të ndihesha mrekullueshëm…”

Dhe përveç kësaj, ai nuk druhet aspak që të ndaj me lexuesit humorin e tij aspak të ‘shijshëm’.

“Vetëm idea e një pordhe mua më bën të qesh. Vetëm fjala ‘pordhë’ më bën që të qesh,” thotë ai. “Madje kam një melodi pordhe në telefonin tim. Për mua asgjë nuk është më argëtuese se sa zhurma e një pordhe.”

Seria e re e revistës Rolling Stone me intervistën e George Clooney del më 11 nëntor. (LajmeShqip.com)