Lajme Shqip Tuesday, 11 October 2011 09:51

Për Stacey Keibler 32 vjetori ka për të qenë vërtetë i veçantë.

Ish kampionia e keçit për femra më datë 14 tetor do të mbush 32 vjeç dhe për momentin ajo ndodhet me pushime në Meksikë me të dashurin e saj të famshëm, George Clooney.

Të dielën Stacey ka postuar një foto të sajën në një pishinë luksoze, të rrethuar nga palma në Cabo San Lucas, duke cituar “Duke shfrytëzuar ditët e fundit të verës në parajsën e re…”.

Por pavarësisht pushimeve, ajo rrëfen për US Weekly se në valixhen e saj ndodhen edhe veglat që ajo përdor për fizkulturë. Madje thuhet se ka qenë pikërisht fiziku mjaft seksi i Stacey-t që e ka bërë Clooney-n të bjerë kokë e këmbë.

“Ato kanë një tërheqje të fortë fizike ndërmjet tyre,” ka thënë një burim për prestigjiozen US Weekly. (LajmeShqip.com)